











GCompris- është një suitë software-i edukativ i cilësisë së lartë, që përfshin një numër të madh veprimtarish për fëmijë të moshës nga 2 deri në 10 vjeç.
Disa nga veprimtaritë shkojnë drejt lojës, por megjithatë prapë edukative.
Më poshtë mund të gjeni një listë të kategorive, me disa nga veprimtaritë e gatshme nën atë kategori.
- njohje me kompjuterin: tastierë, mi, gjeste të ndryshme të miut, …
- aritmetikë: kujtesë tabelash, numërim, pasqyrim figurash, baraspeshim peshoreje, dhënie kusuri, …
- shkencë: bllokim kanali, përzierje ngjyra, koncepti i rëndesës, …
- lojëra: kujtesë, lidhni 4, tik tak to, sudoku, kullë Hanoi, …
- lexim: ushtrim të lexuari, …
- të tjera: mësoni si të tregoni orën, sistemi Braj, maze, vegla muzikore, …
Aktualisht GCompris-i ofron më shumë se 100 veprimtari dhe po zhvillohen dhe të tjera. GCompris-i është “software” i lirë, që do të thotë se mund t’ia përshtatni nevojave tuaja, ta përmirësoni, dhe, më e rëndësishmja, t’ua jepni fëmijëve kudo.
Linux
Install on Linux This button only works with Discover and other AppStream application stores. You can also use your distribution’s package manager.Releases
1.1
2021-03-21
1.0
2020-11-19